Ballina Për ne Për pacientët Aktivitetet Stafi Foto Galeria Video Donate Na kontaktoni
+377 (0) 44 15 57 27

SIGURIA E PACIENTIT NË ANESTEZIOLOGJI

Përgaditi: Qamile Morina

 

>> Sfond 

Anesteziologjia ndan përgjegjësi për cilësinë dhe sigurinë në Anestezion, në Mjekimin Intensiv, Mjekësinë e Urgjencës dhe Mjekësinë e Dhembjes, duke përfshirë të gjithë procesin PeriOperativ dhe shumë situata të tjera brenda dhe jasht spitalit ku pacientët janë më të pambrojtur.

→ Rreth 230 milionë pacientë në botë çdo vit i nënshtrohen anestezionit për intervenime kirurgjike të mëdha. Shtatë milionë zhvillojnë komplikime të rënda lidhur me këto procedura kirurgjike prej të cilëve një milion vdesin (200.000 në Europë). Te gjithë të involvuarit duhet të përpiqen për të zvogëluar konsiderueshëm këtë shkallë të komplikimeve.
→ Anaesteziologjia është lemia kryesor në mjekësi që po merr përgjegjësinë për arritjen e qëllimeve të listuara më poshtë, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm sigurinë e pacientit në Europë. 

 

>> Udhëheqësit e Marrëveshjes 

Ne, udhëheqësit e shoqatave që përfaqësojmë specialitetin mjekësor të anesteziologjisë, u takuam në Helsinki më 14 qershor 2010 dhe të gjithë jemi dakorduar që:

→ Pacientët kanë të drejtë të presin që të jenë të sigurtë dhe të mbrojtur nga çdo rrezik gjatë kujdesit të tyre mjekësor dhe anesteziologjia ka një rol kyç për të përmirësuar Sigurinë e Pacientit PeriOperativ. Për këtë qëllim ne plotësisht miratojmë Standardet Ndërkombëtare të Federatës Botërore të Shoqatave të Anesteziologëve për praktikën e sigurtë në Anestezion.

→ Pacientët kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në kujdesin e tyre të sigurtë, ata duhet të jenë të edukuar për këtë si dhe për të dhënë mundësi për të siguruar feedback për të përmirësuar më tej procesin për të tjerët.

→ Financuesit e kujdesit shëndetësor kanë të drejtë të presin se kujdesi perioperativ ne anestezion do të ofrohet në mënyrë të sigurtë dhe për këtë arsye ata duhet të sigurojnë burimet e duhura.  

→ Edukimi ka një rol kyç për të luajtur në përmirësimin e sigurisë së pacientit dhe ne e mbështesim plotësisht shpërndarjen, zhvillimin dhe ofrimin e trajnimit për sigurinë e pacientit.

→ Faktori njeri ka ndikim të madh në ofrimin e kujdesit të sigurtë për pacientët dhe ne do të punojmë me kirurgët, stafin e mesëm dhe partnerë të tjerë klinik të besueshëm për të siguruar këtë.

→ Partnerët tanë në industri kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në zhvillimin, prodhimin dhe furnizimin me medikamente dhe pajisje të sigurta për kujdesin e pacientëve tanë.

→ Anesteziologjia ka qenë lëmi kyçe mjekësore, e cila ka udhëhequr në zhvillimin e sigurisë së pacientit. Ne nuk jemi të vetëkënaqur dhe ka ende shumë fusha për t’u përmirësuar nëpërmjet punës kërkimore dhe novacionit.

→ Kërkesat si etike, ligjore ose rregullatore nuk duhet të reduktojnë ose eliminojnë ndonjë mbrojtje për kujdesin e sigurtë të parashtruara në këtë Deklaratë. 

 

>> Kërkesat kryesore 

Sot ne bëjmë premtimin për t'u bashkuar me Bordin Europian të Anesteziologjisë (EBA) në shpalljen e qëllimeve në vijim për të përmirësuar Sigurinë e Pacientit në Europë. Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet organizatave europiane do të jetë i nevojshëm për t’i arritur këto qëllime, për të cilat përpjekjet dhe inputet e Shoqatës Europiane të Anesteziologjisë (ESA) do të janë të dobishme:

1. Të gjitha institucionet që ofrojnë kujdes perioperativ anesteziologjik për pacientët (në Europë), duhet t’i përmbahen standardeve minimale të monitorimit të rekomanduara nga EBA si në sallat operative ashtu dhe në dhomat e zgjimit.

2. Të gjitha këto institucione duhet t’i kenë protokollet dhe lehtësitë e nevojshme për menaxhimin e mëposhtëm

→ Vlerësimi dhe përgatitja preoperative

→ Kontrolla e paisjeve dhe medikamenteve

→ Etiketimi i shiringëve → Intubimi i vështirë / dështuar

→ Hiperpireksia malinje

→ Anafilaksa

→ Toksiciteti i anestetikëve lokalë

→ Gjakëderdhjet masive

→ Kontrollit të infeksionit

→ Kujdesi postoperativ duke përfshirë menaxhimin e dhembjës

3. Të gjitha institucionet që ofrojnë sedacion për pacientët duhet të janë në përputhje me standardet e njohura anesteziologjike të sedaciont për praktikë të sigurtë.

4. Të gjitha institucionet duhet të mbështesin iniciativen e OBSH-së Kirurgjia e Sigurtë Shpëton Jetën dhe lista e kontrollit.

5. Të gjitha departamentet e anesteziologjisë në Europë duhet të janë në gjendje të përgatisin raport vjetor të masave të marra dhe rezultatet e arritura në përmirësimin e sigurisë së pacientit në vend.

6. Të gjitha institucionet qe ofrojnë kujdes anesteziologjik duhet të mbledhin të dhënat e kërkuara që të janë në gjendje për të paraqitur një raport vjetor mbi morbiditetin dhe mortalitetin e pacienteve.

7. Të gjitha institucionet qe ofrojnë kujdes anesteziologjik për pacientët duhet të kontribojnë tek auditet e njohura kombëtare ose të tjera më të mëdha për praktika të sigurta apo raportimin e incidenteve kritike të sistemeve. Burimet duhet të sigurohen për të arritur këtë. 

 

>> Përfundim 

→ Kjo deklaratë thekson rolin kyç të anesteziologjisë në promovimin e kujdesit të sigurtë perioperativ. 

 

>> Vazhdimësi 

→ Ne ftojmë të gjithë të përfshirët në kujdesin shëndetësor të bashkohen me ne dhe të nënshkruajnë këtë deklaratë.

→ Ne do të shqyrtojmë çdo vit përparimin tonë në zbatimin e kësaj deklarate. 

 

space